• |
ide | kryesore

Departamenti amerikan i Shtetit: Shqipëria, asnjë hap të rëndësishëm kundër krimit financiar

-Instant, Kryesore

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër pastrimit të parave vërehen disa kritika në lidhje me qarkullimin e parave, si dhe disa konstatime pozitive në rrugën që ka bërë Shqipëria, por që mesa duket nuk janë të mjaftueshme.


Në raportin pesimist shkruhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim të rëndësishëm për pengimin e pastrimit të parave dhe në rrugën e krimit financiar gjatë vitit 2020.


Si arsyet më madhore në këtë dështim në luftën ndaj pastrimit të parave shihen:

-Korrupsioni

-Rrjetet e krimit të organizuar

-Institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

DASH konstaton se në ekonominë shqiptare sektori informal është i zgjeruar veçanërisht prej fluksit të parave që vijnë nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme.

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, shkruhet në raport.

Si progres i Shqipërisë përmendet përdorimi i ligjit të konfiskimit antimafia dhe konfiskimi i 40 përqind të pasurive që i përkasin Klement Balilit, i cili në raport cilësohet si mbreti famëkeq i drogës dhe me nofkën që njihet nga të gjithë si “Eskobari i Ballkanit”.

Vlerësohet edhe përpjekja e bërë në reformat gjyqësore ku përmenden: Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimi i njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë financat dhe krimet ekonomike. Ecuria në këto drejtime kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave, shkrun DASH.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve për të ndryshuar diçka, raporti përmend si sfidë: kapacetetin e drejtësisë së krijuar së fundmi dhe institucionet e saj, si dhe korrupsionin e përhapur që minon shtetin e së drejtës.

8 Comments

  1. Po ç’hap zeza, këtu po mbijnë kullat për të pastruar paratë e drogës dhe mafies, këta thonë luftë e progres.

  2. Kimetja e xhaxha sorres, ke rruga elbasonit di gjo?
    apo eshte me leje, se u trundit kur i bertiti i gjati ne tel
    a medet hallit thuaj

  3. Nëse kësaj here nuk rrëzohet Edi Rama, atëherë këta kot që janë këtu. Presidenti i Republikës Ilir Meta e tha qartë: Nëse nuk rrëzohet ai, atëherë në 26 prill ‘unë nuk do të jem më ‘, president. Si Meta, Monika, Berisha, Basha…, kanë krijuar një ‘Edi Rama’ që tani u duhet ta rrëzojnë në barkun e tyre. Në bark u rri frika, aty kanë krijuar edhe shkaktarin e frikës. Frika e vetme e tyre është ‘gryka e thesit’, një psikozë që u zhvillohet të gjithë mëkatarëve të mëdhenj të kësaj bote. Këtyre kur u vjen një moment, njësoj si çdo frymor që trembet nga fundi, u feksët para syve thesi; thesi që mban mëkatet dhe që po i mbyllet gryka.

  4. Shqiperia nuk ka shtet por bande kriminelesh dhe hajdutesh , prandaj nuk me habit as edhe nje gje e vetme me keta mafioze qe drejtojne shtetin . Gjene jemi mire akoma

  5. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

    Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare

  6. Lavatrice e 1,6 MILIARD euro nga Qenveria e Shqiperise qe BUZEQISHE,vetem ne 2 vitet e fundit.
    Bilanci ma i mire i ridhjerjes!
    Krymini 2 metra KLLOUN,ministra,kryebashkiake te denuar,deputet kampion te krimit…..
    “Bire o Edo ke te qaje me pare”?!
    DOSJE 339,184 …..Inceneratore,kulla betoni,aparatura dialize…..
    7 here u hapen bisedimet(negociatat)per ne BE…..
    “Bire o Edo ke te qaje me pare”?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu