• |
ide | kryesore

Kroacia goditet nga tërmeti, shkaktohen dëme materiale

-Instant, Arkiva, Planet



Kroacia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 5:37.

Nga tërmeti ka pasur dëme materiale.

Mësohet se tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina. Po ashtu, tërmeti është shoqëruar nga paslëkundje në të njëjtën zonë ku më e forta ka qenë 3.6 ballë dhe gjashtë të tjera midis 2 dhe 3 ballë.

Kujtojmë se muajin e kaluar Kroacia u trondit nga një tërmet 6.1 ballë, që shkaktoi viktima dhe të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *