• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Koka u ankua te Meta kur fola kundër inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar ish-ministrin Lefter Koka se u ankua te Ilir Meta kur ajo foli për këtë çështje publikisht.

“Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur diku rreth nëntor-dhjetor të 2017. Asnjë nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë.

Ka vetëm një letër të Vasilit që ia drejton këshillit të bashkisë së Fierit. Manjani e ka refuzuar që kjo mos kalojë në qeveri. A kam pasur unë dijeni? Unë nuk kam qenë kryetare partie në atë kohë.

Për herë të parë me ineceneratorët kam dëgjuar në Mbrostar, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit.

Aty zoti Koka u ankua tek ish-kryetari i LSI. Unë i kam thënë “ti e di shumë mirë qëndrimin tim”. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se “inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet”.

Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje” – tha Kryemadhi në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kush nuk e pa opoinion sot te klan, ju rekomandoj ta shikoni.
    Perl Perl
    Doli idiotia te vinte vetullat, nxorri syt.
    Shikojeni se cila pretendon te mari qeverin, me injorante nuk ben vaki te gjesh ne qarkullim.
    Perl
    Perl

  2. Paska dal ne sulm .Mit e bodrumeve ket kok tuli i
    vuri pergjus ne makin te tij e familjes tahir qorri doli me kercnuar per prishje te kualicionit me PS po kur ja treguan çfar kishte ber nderroi parti vajti te rama dhe ai e di çfar e pret ,

  3. Sapo pashë që në emisionin e përballimit me denoncimin e skandalit të inceneratorit të Tiranës, Fevziu kishte thirrur dy nga aveketërit më të zellshëm të Ramës, Loremc Vangjelin e Plaurent Ndrecën, e ndjeva menjëherë se Fevziu kishte marë përsipër që të zhvlerësojë plotësisht denoncimin e znj. Kryemadhi.
    Te “ujqër” kundër një gruaje politikane, që e kishte të pamundur të përballej me arrogancën e keqdashjen e tyre.
    Edhe Monika për mendimin tim, bëri gabim që të dilte e vetme në përballje me këta soj ujqërish , pa pasur një jurist që ti vinte në ndihmë, pasi treshja kundër saj e mbylli emisionin me pretendimin qesharak, se paskemi pasur një qeveri shumë të aftë që paska bërë gjithë ato “letra e shkresa” ….. për të vjedhur ??????????.
    Gjithashtu , për hirë të së vërtetës, duhet pranuar, se denoncimi i bujshëm i Monikës, la edhe shijen e keqe të një gare elektorale të LSI me PD, për faktin se nuk e dëgjuam asnjëhere Monikën që të thoshte se denoncimet për konçesionet korruptive të inceneratorëve, i ka bërë me forcë që prej shumë kohësh e vazhdon ti bëjë Partia demokratike.
    “E reja” në denoncimin e saj. është fakti se duke qenë pjesë e koalicionit qeverisës me Ramën, LSI e ka pasur aksesin e sigurimit të dokumentave kompromentuese për këto koncesione, por për koncesionin në fjalë, personazhi kryesor i korruptuar, na dilte Lefter Koka që ju bashkua Ramës.
    Mesa duket, pikërisht kjo i bëri të tre sulmuesit e saj, që haptazi bëjnë avokatinë e Ramës, të mos ta linin ate që të skjaronte vlerën e dokumentave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *