• |
ide | kryesore

Lajçak: BE pret vazhdimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Lajme, Të fundit



I ngarkuari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut. Në një postim në ‘Twitter’, Lajçak shkruan se para largimit nga Prishtina ka informuar shtetet e BE-së për vizitën në Kosovë.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak.

Në njoftimin për media të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se gjatё vizitës sё tij nё Kosovë menjёherё pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, presidentin e Vetëvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në korrik 2020.



1 Comment

  1. Ky Lajcaku,perpara se te kerkoje me kaq insistim,njohjen e ndersjellte te Kosoves me Serbise, te kerkoje nga qeverija e shtetit te tij,te njohe Kosoven,sic e kane njohur edhe shtetet e tjera te BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *