• |
ide | kryesore

Lubonja: Me këta SPAK-istë, reforma në drektësi ka dështuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, se “me këta SPAK-istë dhe prokurorë që kemi Reforma në Drejtësi ka dështuar”.

Teksa komentoi deklaratat e tre politikanëve, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, për Reformën në Drejtësi, Lubonja u shpreh se funksionimin e kësaj reforme nuk e kemi parë dhe nuk dihet kur do ta shohim, për sa kohë nuk po goditen politikanët në sistem.

“Në 2014-ën, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye.

Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike.

Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do Edi Rama gjithë tepsinë  komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet.

Tani problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama. Me atë që po funksionon reforma në drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

 

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, – tha Lubonja.



4 Comments

  1. Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Europian, dy ditët e fundit.

    Vetë Sali Berisha duhet të akuzohet për influencë të pushtetit në një një çështje korruptive, në interes të familjes së vajzës, ndërsa familja e vajzës së tij, përveç falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duhet të përballet me akuzën e pastrimit të parave.

    Nëse SPAK e ka të vështirë të ngrejë akuzën, le të lexojë dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së persidentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend i Bashkimit Europian.O ljubo lexo raportin e dash per kete spakun qe ta kuptosh o tosi i salihut dhe likes

  2. O i pa ymër atje mahe radaken se familja e Sali Berishës do dënohet nga ndërkombëtarët.Ok.Por të merememi njëherë me Ramën e kompani se janë të freskëta.Dhe shumë e me shumë zullume.Dhe lista është e gjatë.Apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *