• |
ide | kryesore

Ndërron jetë prej COVID-19 një 27-vjeçare nga Berati, nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçare nga Berati ndërroi jetë prej COVID-19 pasditen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *