• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Del video e ekzekutimit të 31-vjeçarit në mes të Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit



ABC ka publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 31-vjeçarit Tauland Gjikaj mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Pamjet janë mjaft të rënda. Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë shfaqen dy persona që dalin nga një makinë dhe i drejtohen viktimës i cili është duke ecur në këmbë në rrugë.

Autorët janë të pamaskuar. I pari i drejtohet Gjikajt përballë ndërsa pas tij qëndron një tjetër që ka zbrazur menjëherë armën. 31-vjeçari bie në tokë dhe pas plumbave dhe tenton të nxjerrë armën nga brezi, por autorët largohen me shpejtësi.

Policia tha se për këtë ngjarje është arrestuar njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj. Ai u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh. Viktima përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

31-vjeçari është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë.

https://www.youtube.com/watch?v=EO5DCMMF14Y&feature=emb_title



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *