• |
ide | kryesore

Raporti i SHBA për drogërat/ Ç’thoshte Rama dhe ç’thotë departamenti i shtetit për pastrimin e parave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në Shqipëri dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend”. Ky është konkluzioni i Raportit vjetor të Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të drogave, i publikuar nga Departameti amerikan i Shtetit (DASH). Por për këtë konstatim të cilin e kanë bërë edhe të tjera institucione ndërkombëtare me peshë DASH i heq një shuplakë të fortë qeverisë shqiptare duke theksuar se: “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”. Në kapitullin kushtuar luftës ndaj pastrimit të parave thekohet se“Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi ka një ekonomi të madhe të parasë në cash dhe sektor informal të gjerë, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e kontributeve nga emigrantët dhe investimeve të ndryshme”. Trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda konsiderohen si aktivitetet e paligjshme që krijojnë më shumë të ardhura. Përpos vërejtjeve në vëzhgimin e SHBA nuk mungon edhe evidentimi i anëve pozitive si reforma gjyqësore dhe vetingu që “kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave”,si dhe vënia në zbatim e ligjit antimafia. Shqipëria, sipas Raportit, regjistroi disa përparime për konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit” dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News Media. Ndroqi, i cili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, dyshohet për organizim të një trafiku narkotikësh në Turqi dhe Itali.


Raporti vë në dukje se “në Janar 2020, parlamenti miratoi një ligj kundër pasurimit të paligjshëm që i jep SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, aftësinë për të shënjestruar pasuritë e paligjshme përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe kufizon veprimtarinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Ndërsa është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë, sigurimi i provave për sekuestrimin përfundimtar të aseteve mbetet sfidues”, nënvizon Raporti duke shtuar se “ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm”.


Pak javë më parë kryeministri Rama e relativizoi problemin e pastrimit të parave duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në glob që nuk ndeshet me këtë lloj kriminaliteti. Ai këmbënguli, krejt ndryshe nga sa tha sot DASH, se në Shqipëri ka filtra të fortë kontrolli për emigrantët që dërgojnë para dhe për ata që blejnë apartamente dhe së fundi tha se qeveria shqiptare është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë në këtë drejtim: “Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur se do na ndihmojë edhe ne”, i tha ai gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Por ndryshe nga propaganda e qeverisë në një linjë me SHBA ka qenë edhe Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime)  që në një studim të financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, vërejnë se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Skandali me ndërtimet/ Në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

Por ky nuk është raporti i vetëm që kundërshton versionin e qeverisë shqiptare.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në  “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

.

Shqipëria futet sërish në “listën gri” të pastrimit të parave

©Lapsi.al

6 Comments

  1. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA PSE JA PUBLIKOJ DOSJEN R EDI RAMES PER INCEST FAMILJAR DHE TANI LEH SI ZAGAR I TREDHUR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA AS NUK E PUBLIKOJ FARE RAPORTIN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT

  2. Edvin shkerdhata nga iku mo…?!
    Prandaj asht cilesu si kampion olimpik i MASHTRIMIT.

    Po delet mo, delet fare bejne?
    Delet..?Hane bar shoumisar,
    Barin e sat’eme,
    Ah mos shaj shoumisar….

  3. I publikoni bashk me dekoraten e dovranit jeni shume ; te sakt; te besushm ,bari nuk mbaron e dim i madh e i vogl
    Po na thoni me peshkimin si dolt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu