• |
ide | kryesore

Rrahën me sende të forta dhe plagosën me armë 30-vjeçarin në Korçë, identifikohen autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Është zbardhur ngjarja e ndodhur  mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçësë, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Policia bën me dije se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi I.Q. aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *