• |
ide | kryesore

Sekuestrohen tre kg kanabis dhe doza kokaine në Tiranë, tre të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia goditi dy raste të shpërndarjes së drogërave në Tiranë duke vënë në pranga 3 persona dhe duke sekuestruar rreth tre kilogramë kanababis, disa doza kokaine dhe një shumë parash.

Detaje nga policia: 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
•A. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.

•D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi D. M., 26 vjeç, ku ishte punonjës vëllai i tij, shtetasi D. M., 18 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *