• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Vritet 31-vjeçari, policia jep detajet (Video)

-Instant, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga një makinë me xhama të errët ka dalë një person që ka hapur zjarr shtetasin T.Gj., 31 vjec. Mbi trupin e tij u qëllua me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur u krye atentati.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *