• |
ide | kryesore

Video/ “Arbitri Kola u përcaktua për të na dëmtuar, do ta padisim këtë ordiner”: Kukësi me komunikatë për shtyp

-Instant, Sport, Video



Një penallti që vendosi ndeshjen e që Kukësi nuk e ka kapërcyer. Klubi veri lindor ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Klajdi Kola, pas humbjes 1-2 në “Elbasan Arena” kundër Lacit. Verilindorët e kanë cilësuar arbitrin vlonjat kamikaz teksa bëhet me dije se do të ngrihet një padi ndaj tij, duke qenë se është përcaktuar nga dizenjatorët e FSHF-së pavarësisht se Kukësi kishte kërkuar që ky arbitër të mos e gjykonte më skuadrën.

REAGIMI I KUKËSIT:
Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat. Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *