• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona në finale të Kupës: katalanasit përmbysin humbjen e parë pas kohëve shtesë

-Instant, Sport, Video



Në finale të Kupës së Mbretit shkon e përpiktë Barcelona, që kryen një mision të vështirë, duke përmbysur 2-0 e ndeshjes së parë në Sanchez Pizjuan përballë Sevilla. Në fakt, janë dashur kohët shtesë për të përcaktuar fituesin, për andaluzianët me 10 lojtarë kanë parë ti ikë kualifikimi në minutën e 4 shtesë kur Pique shënoi golin e dytë që barazoi rezultatin e gjysëmfinales së parë. Pastaj në të 95 Braithwaite vulosi kalimin në finale të kompeticionit, me golin e tretë blaugrana.

Pas 12 minutash lojë në Kamp Now, Barcelona gjeti avantazhin me Dembele, duke e bërë të dukej i mundur rikuperimin i rezultatit të vajtjes. Në fakt, gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe nëse me rezultatin 1-0 andaluzianët nuk do të kishin humbur mundëinë më të mirë të ndeshjes për të shënuar. Një penallti është shpenzuar nga Ocampos, ndërsa Fernando e ka lënë skuadrën e Lopetegui me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në minutën e dytë shtesë. Dukej si një situatë që mund të mos ndikonte në kualifikimin e Sevillas, por Pique pas dy minutash shënoi golin që e coi ndeshjen në shtesë. E me 10 lojtarë andaluzianët u dorëzuan në golin vendimtar të Braithwaite në të 95, për të siguruar kalimin në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *