• |
ide | kryesore

Video/ Harizaj bëhet makthi i Partizanit: Apolonia i merr barazimin për herë të dytë në tre ndeshje

-Instant, Sport, Video



Barazimi i dytë në tre sfida kundër Partizanit. Apolonia e parafundit I ka hapur problem të mëdha të kuqve, që humbën shansin më të mirë për të shpresuar vendin e parë, pikërisht në javën e 22-të të Superiores. Ajo mes Apolonisë dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin 1-1, duke bllokuar ekipin e Dajës në vrapin e tyre drejt kreut. Madje, ishin fierakët që kaluan të parët në avantazh, falë një autogoli të Esin Hakajt në minutën e 24, përpara se të mbërrinte barazimi i Cardoso, një cerek ore nga fundi.

Nuk është se të kuqtë nuk kishin mundësitë e tyre për ta fituar ndeshjen në Loni Papuciu, por mes sulmuesve kryeqytetas e golit u vendos Harizaj, me portierin e Apolonisë që priti cdo goditje të mundshme drejt kuadratit të tij, përvecse asaj të brazilianit Cardoso. 22-vjeçari kreu disa pritje shpëtimtare për skuadrën e tij, duke e mbajtur skuadrën e tij në lojë, madje edhe pas barazimit të të kuqve, që humbën dy pikë që ndoshta do ti vuajnë shumë në vazhdimin e kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *