• |
ide | kryesore

Video/ Një penallti tërbon Kukësin: mes polemikave Laçi shkon një pikë larg kreut

-Instant, Sport, Video



I dyti, një pikë larg kreut, ndonëse në shoqërinë e pakëndshme të Teutës. Shpëtim Duro e ka udhëhequr Lacin, me zhurmë fitoresh e performancash drejt një objektivi që rrezikonte të dështonte: 1-2 përfundon përballë Kukësit, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke mundur mes polemikave mikun e tij Mirel Josa.

Kurbinasit arrijnë të ruajnë serinë e rezultateve pozitive teksa në 7 ndeshje kanë korrur 6 fitore dhe 1 barazim. Emiljano Musta, i padëshiruari i Kukësit, i ndëshkoi pikërisht ai që në minutën e 4, duke e bërë më të thjeshtë detyrën e kurbinasve. Pa Ibraimin, golashënuesin më të mirë të kampionatit, i takoi Eze të merrte përsipër ekipin dhe nigeriani tentoi ta bëjë. Sulmuesi shënoi një gol spektakolar në minutën e 58’, duke e bërë ndeshjen të futej në tension dhe emocione.

Tension që u maksimalizua në momentin e penalltisë së akorduar, që vendosi ndeshjen. Mes polemikave për një episod që do të bëjë shumë të diskutohet, Lushkja nuk gaboi duke e ngjitur Laçin, në vendin e 3 në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Teuta e vendit të dytë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 6 në kuotën e 30 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *