• |
ide | kryesore

Video/ Shpërbëhet Vllaznia, ndeshja e tretë pa fitore: Super-Bregu i jep fitores Teutës

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia lë pikë të tjera rrugës dhe nuk fiton për të tretën ndeshje radhazi. Në niko dovana përfundoi 1-0 për Teutën falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25. Vetëm një pikë në tre javët e fundit, në të cilat kundërshtarët kanë rrëmbyer 9, duke bërë tashmë që pas shkodranëve, vetëm një pikë larg të dihasë Teuta e Laci, ndërsa një distancë larg tyre është edhje Partizani.

Një pjesë e parë e kujdesshme mes dy skuadrave, që luajtën për të moë lejuar asnjë gabim, nga I cili mund të ndëshkoheshin. Pak raste, por një super gol i Dejvi Bregut, që zgjidhi ndeshjen për Martinin: në fund të fundit vlonjati mbërriti në Durrës pikërisht për këtë.

Shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi traversën nga goditja e dënimit, por deri në fund bregdetarët e drejtuar nga Edi Martini, arritën të menaxhonin mjaft mirë epërsinë e golit në pjesën e parë, duke e bërë tepër enigmatike luftën për vendin e parë. Një shkodran që rrezikon ti marrë ëndërrën titull Shkodrës, por futbolli ndaj është edhe i bukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *