• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua

-Instant, Lajme, Të fundit



Në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan një automjet si pasojë e qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në “Përroin e Babjes”.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Automjeti sipas dëshmitarë  ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit sipas burimeve nga vendngjarja është hedhur gjatë kohës që ka dalë jashtë korsisë së rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *