• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Dialogun me Serbinë s’mund ta bëj prioritet të parë të qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Unë nuk mund ta bëj dialogun me Serbinë prioritetin e parë të Qeverisë së re”, tha Albin Kurti për median serbe në Kosovë, “Kosova Online” gjatë një vizite në Gjirokastër, si pjesë e fushatës elektorale të partisë së tij në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se për sa kohë që Lista Serbe ka 10 vende në parlament, Kosova nuk do të jetë në gjendje ta ndryshojë kushtetutën për t’u bashkuar një ditë me Shqipërinë.


Kur u pyet nga korrespondenti i “Kosovo Online” nëse pozicioni i tij në lidhje me dialogun me Serbinë ndryshoi pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Kurti tha se nuk mund ta bëjë prioritetin e parë, sepse qytetarëve nuk u pëlqen, dhe pozicioni i tij nuk ka ndryshuar.


“Sa i përket dialogut me Serbinë, rëndësia e këtij dialogu është në vendin e gjashtë ose të shtatë në opinionin publik. Unë thashë se po bëj një kompromis për ta sjellë atë në vendin e katërt. Por nuk mund ta bëj atë prioritetin e parë, sepse qytetarëve nuk u pëlqen, dhe pozicioni im nuk ka ndryshuar as pas takimit me Lajçak, kështu që dy prioritetet e para janë ende punësimi dhe drejtësia, prioritet është pandemia, dhe pas kësaj mund të ketë një dialog me Serbinë, i cili përndryshe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Në dialogun e deritanishëm, Kosova ka qenë më shumë temë sesa faktor. Në Qeverinë tonë, në dialogun me Serbinë, Kosova po bëhet faktor”, tha Kurti.

Ai deklaroi se ka marrë besimin e qytetarëve edhe për faktin se ka marrë përsipër edhe detyrimin për t’u përkushtuar ndaj ligjit për referendume.
“Në Kosovë, ne kemi mungesë të ligjit për referendume. Një nga detyrimet që kemi marrë përsipër në fushatën zgjedhore është se ne jemi përkushtuar ndaj ligjit për referendume. Por ligji për referendume nuk është i mjaftueshëm. Fatkeqësisht, kur Kushtetuta e Kosovës ishte miratuar në qershor 2008, neni 1.3 thotë se ne nuk kemi të drejtë të bashkohemi me një shtet tjetër, ne duhet ta ndryshojmë atë një ditë, por nuk bëhet shpejt dhe lehtë, sepse na duhen edhe votat e dy të tretave të pakicave në Kuvend”, tha ai.

“Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende kontrollohen nga Lista Serbe, gjë që tregon se ne nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën. Ne duam të ndryshojmë Kushtetutën një ditë, por duhet të respektojmë atë që është e vlefshme. Unë besoj se është e mundur të ndryshohet, që do të thotë se serbët në Kosovë nuk e mbështesin atë sepse ata e kanë prapa Beogradin dhe strukturat e tyre paralele në Kosovë. Ata duhet të kenë organizimin e duhur, por edhe lirinë për ta shprehur vullnetin dhe interesin e tyre. Prandaj, ndikimi që Serbia ka në Kosovë shprehet me presionin ndaj serbëve që ata të mos jenë të integruar në Kosovë dhe të kenë mundësinë për ta përmirësuar më tej Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Kurti.

Ai tha se nuk duan referendum dhe bashkim në dëm të dikujt, ndërsa shtoi se atë nuk e dëshirojnë as me konflikte.
“Ne nuk duam bashkim, referendum ose ndryshim të Kushtetutës në dëm të dikujt tjetër, por për interesat tona në mënyrë paqësore dhe demokratike, jo me konflikte, por natyrisht që gjithmonë kritikojmë dhe kundërshtojmë të gjitha kontradiktat që ekzistojnë në një dokument të tillë si Kushtetuta dhe ndonjëherë edhe në ligje”, tha Kurti.

7 Comments

  1. ZOTI KURTI JU LUTEM KUR E KENI TAKUAR EDI RAMEN ,QKA JU THA PER GREGUN ESHTE I TIJ APO I KRISTAQIT-SE MERO GELBAZA THOTE SE ESHTE I KRISTAQIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU SI DUKET DO TA BLEJNE LITARIN DHE DO TA VARIN VETEN E TYRE SE ALBIN KURTI I FITOJ ZGJEDHJET DHE NE SIGURI DO TA PROOZOJ DITMIR BUSHATIN PER PRESIDENT TE KOSOVES

    1. Dialog me Serbine?! Dialog me pushtuesin genocidial, dialog me kriminelat e luftes, dialog me terroristat e femijeve, grave, plegve kosovare, dialog me Vucicon e Sllobodanit?! Nuk ka dhe nuk do te kete, pike!
      1-Serbia, shteti genocidial duhet qe te kerkoj boterisht falje per krimet e bera ne Kosove.
      2-Serbia duhet qe te paguaj reperkucione per demet e luftes dhe per pushtimin 100 vjecar te trojeve shqiptare.
      3-Serbia duhet qe te ndali “agresionin e fshehte” kundrejt Republikes se Kosoves.
      4-Serbia duhet qe te heqi dore nga ndersimi i koloneve serbe qe jetojne ne Kosove, ata duhet te ndalin cdo veprim, kunder interesave te shtetit te Kosoves.
      5-Serbia duhet qe te kthej eshtrat e mijera shqiptareve te zhdukur pa lene gjurme.
      6-Serbia duhet qe te dorezoje ne Der Hague, cdo kriminel lufte perfshire edhe presidentin aktual/ ish ministrin e propagandes se Sllobidanit, Vucic.
      7-Serbia duhet qe te njohi detyrimisht dhe pa vonesi pavaresine e Republikes se Kosoves.
      Vetem pas plotesimit te ketyre parakushteve mbase mund te kete bisedime REPUBLIKE e KOSOVES-serbi.
      Kjo per dijeni te Lajcekeve, qe flasin serbisht ne Beograd, pederasteve te tipit grenell dhe cdo funderine tjeter antishqiptare!
      Kriminele i luftes, Vucic, deklaroi se serbia nuk do t’a njohe kurre pavaresine e Kosoves, atehere per cfare do te dialogohet me ta, per t’i hapur rrugen antarsimit te serbise ne BE?!

  2. Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleat me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave.

    Shpresoj që më 25 prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëjë më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.

    1. Ja dhe doçi i pa emer dhe i pa loqe
      Po mor i paloqe as-tu eshte, por nuk mund te vjedhesh gjithe veten o kellire e gjirizeve. Do shkofsh ne p…te sateme nje here e mire .

  3. ZOTI BUSHATI DHE SHKULLAKU JU LUTEM LAJMRONI NE POLICI YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    HAHA HAHA YMER GELBAZA KELLIRA NUK E LEXO ASKUSH TE Tema DHE SHKRUEN KETU TE LAPSI.al SA ZAGAR I QELBUR QE ESHTE KY YMER GELBAZA KELLIRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu