• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona, në kërkim dy të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



12 persona janë shoqëruar nga ana e Policisë së Vlorës, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj. Policia ka bërë kontrolle në dhjetra banesa, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 persona. Gjikaj u ekzekutua mesditën e djeshme pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, në afërsi të Gjykatës së Apelit, me breshëri kallashnikovi.

Forcat policore mundën të arrestonin menjëherë pas ngjarjes së rëndë 44-vjeçarin Hans (Andi) Jonuzaj të cilit iu sekuestrua një armë automatike në makinë, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.  Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *