• |
ide | kryesore

Elon Musk shpreh dëshirën për të krijuar një qytet të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



SpaceX po ndërton “qytetin e saj”. CEO, Elon Musk tha se ai dëshiron të krijojë një qytet të ri të quajtur “Starbase” në juglindje të kompanisë për ndërtimin e raketave, SpaceX, në Texas.

Në një seri postimesh në Twitter në lidhje me planet e tij, Musk tha se qyteti do të përfshinte një “zonë shumë më të madhe se Boca Chica”, fshati bregdetar ku SpaceX ndërtoi ambientin e duhur për zhvillimin e raketave.

Zyrtarët në qarkun Cameron të Teksasit, i cili përfshin Boca Chica, konfirmuan që SpaceX ishte përpjekur t’i kontakonte për përfshirjen e Starbase si një qytet, por sipas tyre, kompania me bazë në Kaliforni do të duhej të ndiqte një seri hapash burokratikë për t’i realizuar planet.

“Nëse SpaceX dhe Elon Musk do të dëshironin të ndiqnin këtë rrugë, ata duhet të respektojnë të gjitha statutet e shtetit”, tha gjykatësi i qarkut, Cameron Eddie Treviño, zyrtari më i lartë. “Qarku Cameron do të shqyrtojë çdo kërkesë të përshtatshme në përputhje me ligjin në fuqi.”

Për të krijuar një qytet të ri, do të duhej që banorët lokalë të nënshkruanin një peticion që do i paraqitej gjykatësit të qarkut, i cili më pas do të urdhërojë zgjedhjet nëse komuna duhet të përfshihet, sipas Lidhjes Komunale të Teksasit. Nëse zgjedhjet janë të suksesshme, qyteti do të kishte fuqinë për të krijuar ligjet e tij dhe rregulla të tjera.

SpaceX tashmë ka marrë në mënyrë efektive pjesën më të madhe të Boca Chica. Ndërsa puna përparoi, kompania bleu gradualisht shumicën e tokës së asaj zone, megjithëse disa pronarë të shtëpive kanë refuzuar t’i shesin.

SpaceX po planifikon gjithashtu të hapë terrenin në një strukturë të re për të mbështetur rritjen e shërbimit të saj satelitor të internetit Starlink.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *