• |
ide | kryesore

Filmi horror frymëzuar nga Jeffrey Epstein merr vëmendje nga kritika

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi provokues i regjisores Dasha Nekrasova, “Frika e 61-të” (The Scare of Sixty-First) ka marrë shpejt vëmendjen e kritikëve.

Ajo jeton pranë qendrës ku Epstein u gjet i vdekur në gusht të vitit 2019. Prania e tij bëri bujë dhe ajo e gjeti veten duke u zhytur në teori konspirative. Dasha u bë tepër dyshuese për natyrën e vërtetë të vdekjes së tij, e cila u cilësua vetëvrasje, pasi hetuesit thanë se biznesmeni mbyt veten me çarçafë. (Në film, personazhi i Nekrasova përpiqet të rikrijojë mbytjen për të provuar teorinë e saj.)

Tek “The Scare of Sixty-First” nuk shfaqet Epstein, por flitet për dy të sapodiplomuara, Noelle dhe Addie, të cilat zhvendosen në një apartament luksoz, por megjithatë jo shumë të kushtueshëm në Manhattan Upper East Side, apartament që dikur i përkiste Jeffrey Epstein. Prej aty, historia merr kthesa të çuditshme.

Në një intervistë me The Los Angeles Times, 30-vjeçarja Nekrasova  thotë se njihte personalisht një nga viktimat e Epstein. “Shkova me të në datën e gjyqit që kishin pas vdekjes së tij, ku ata i ftuan viktimat të thoshin diçka në gjykatë, ndaj ndjeva një lloj afërsie me të. Ky lloj horroripsikologjik më duket më i vërtetë se shumë dokumentarë që janë shfaqur.”

Filmi do të ketë premierën e parë mbarëbotërore në Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *