• |
ide | kryesore

Heronj dhe armiq/ Si i ndau mjekët vija zyrtare e menaxhimit të Pandemisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi se Najada Çomo zhveshi bluzën e bardhë të mjekes për t’u veshur me kostumin e deputetes së PS-së, erdhi në kulmin e pandemisë, atëherë kur spitalet janë mbushur plot me pacientë dhe stafit mjekësor i duhet të përballojë ngarkesën më të madhe të trajtimit të të sëmurëve me covid. Lënia në mes e luftës me covid ka ngjallur polemika, por kjo nuk është e vetmja anë e historisë së përfshirjes në politikë të shefes së infektivit.

Najada Çomo është dëshmi e diferencimit, që pushteti i bëri mjekëve, duke i ndarë në heronj dhe armiq. Për ta bërë më mirë dallimin e përfaqësueses së grupimit të “heronjve”, me atë të “armiqve”, ia vlen të krahasohet shpërblimi i Çomos me ndëshkimet për mjekët Ilir Allkja apo të kardiologut Edvin Prifti.

Çomo ka mbajtur qëndrime publike në harmoni me përdorimin politik që i leverdiste Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e mjekëve dhe infermierëve në spitalet covid. Gjithnjë e zellshme të bëhet pjesë e debatit politik, shefja e pavionit infektiv ka replikuar disa disa herë me kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Lexo edhe: Fshehja e vdekjeve nga Covid/ Shifrat që nxjerrin bllof propagandën e qeverisë

Kur Lulzim Basha denoncoi fshehjen e mbi 400 viktimave nga kovid me qëllim manipulimin e shifrave të vdekshmërisë, Edi Rama e akuzoi se po cënonte integritetin e mjekëve. Përgjigjen për Bashën e lexoi deputetja e ardhshme e Partisë Socialiste, por e veshur me bluzën e bardhë të mjekes nga spitali infektiv, Najada Çomo.

“Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid” thoshte Çomo, megjithëse PD përsëriste se akuzat nuk kishin të bënin me mjekët e infektivit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Lulzim Basha akuzoi se po përdoreshin ilace të pacertifikuara në Shqipëri dhe se disa prej tyre po bliheshin nga vetë pacientët. Përgjigjia i erdhi sërish nga Najada Çomo.

“Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete. Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!” përgjigjej Çomo.

Por doktoresha pati rast që u përdor edhe kundër kolegëve të saj. Pasi Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT paralajmeroi një mungesë alarmante paisjesh dhe masash ndaj rrezikut të covid, u përgjigj menjëherë shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo. “Gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore. Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”, ishte reagimi i saj.

Po çfarë ndodhte me mjekët që denonconin mungesën e pajisjeve apo ngarkesën në spitalet covid? Rasti i mjekut Ilir Allkja është flagrant. Për shkak se denoncoi vazhdimisht mungesën e kapaciteteve spitalore dhe kushteve të punës, ai u pushua nga puna.

Në shkresën zyrtare të QSUT-së u shkruajt se Allkja shkeli Kodin Etik të punonjësve të QSUT.

“Allkja ka ndryshuar përmbajtjen, keqorientuar, keqinformuar publikun; reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive, të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rreme, përhapje paniku, si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja”, thuhej në vendimin e publikuar në media.

Për ta justifikuar largimin e tij nga puna, Edi Rama tha se nuk mund të dalësh e të flasësh në televisor në rast lufte: E njihka situatën ai dhe nuk e njihka Najada Çomo, që ul kokën, apo Tritan Kalo, që ka pasur jo vetëm kurajon, por edhe shpejtësinë të dalë në protestë, të shkruajë edhe letra. E njihka situatën një person i tillë. Shko bëje këtë diku tjetër! Unë nuk ndëshkoj asnjë, e mora vesh, dhe ai është ndëshkuar me argumentin shkelje e etikës dhe mirë është bërë. Gjithkund ka hierarki, nuk mund të dalësh të flasësh në televizor në kohë lufte, pa hierarki, e mbi të gjitha duke dezinformuar publikun” tha Rama.

Nga Edvin Prifti: Pse jemi të papërgatitur për t’u përballur me koronavirusin

Tjetër rast ndëshkimi është ai i kardiologut Edvin Priftit, që u arrestua me një urdhër nga SPAK, i cili më vonë u shpall i paligjshëm nga Gjykata e Posaçme. Në qëndrimet e tij, Edvin Prifti ishte kritik për masat  e pakta kundër covid dhe nuk ngurroi të përmendte edhe PPP.

“Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR me kitet e koronavirus eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Sigurisht qe dikushi do justifikohet qe kjo eshte nje emergjence dhe e re! Pikerisht keto raste duhet te parashikohen ne cdo rast. Pra justifikimi eshte i pajustifikueshem. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare” shkruante Prifti.

Koronavirusi/ Qeveria do t’a vrasë dhe virusin me propagandë

A u ndëshkua kardiologu me burg për qëndrimet e tij në pandemi? Kjo mbetet vetëm një hipotezë, por e sigurtë është dëshira e papërmbajtur e kryeministrit Rama për ta parë Edvin Priftin pas hekurave dhe përmendja e arrestimit të tij në çdo takim elektoral të Partisë Socialiste. Madje, në një situatë të paprecedent, ishte vetë Rama që lajmëroi arrestimin e mjekut, para se prokurorët ta kërkonin prangosjen e tij në sallën e gjyqit.

Fati i mjekëve pasi kanë folur për pandeminë në rastet e Najada Çomos, Ilir Allkjas apo Edvi Priftit ka qenë i paracaktuar nga qëndrimet e tyre për pandeminë.

Ndërsa Rama e prezantoi si hyrjen më të re në listën e kandidatëve të PS, ai nuk e kurseu një kompliment për Najada Çomon, kur i dha fjalën se “ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty”. 

Nga mënyra si është sjellë deri më sot doktoresha, komplimenti i Ramës është bërë për efekt të spektaklit, sepse tashmë ajo është si ata dhe ata janë si ajo dhe të gjithë bashkë, janë fiks siç i shkojnë për shtat atij.© Lapsi.al



23 Comments

  1. Shyqyr o popull qe do behet deputete kjo burri shikojeni nga surrati dhe vendosni per te votuar,neser e ka radhen Rakacolli emblema e bukurise femerore te rilindjes,Tani Shqiptareve kur te shikojne keto do t’u rritet adrenalina dhe raki do uli koken.

    1. Kjo TIRJA NAJADA COMO, nga pamja duket se ka dicka qe nuk shkon, qe me floket e lyera si hippi, ngjyre ndryshku, nuk ka fare prezence mjekeje, ashtu si ajo TIRJA MIRA RAKACORI, gruaja e drejtorit te Sanatoriumit, te gjithe keta jane miliader.
      Nese ne kete vend ka lloj-lloj bandite dhe kusari, keto “humanoidet” mjeket-infermieret-sanitaret jane kusare me bluza te bardha, keta nuk vene corape ne koke dhe u zene prite hallexhive ne rruge, keta te rrjepin ne spital, ketyre beja rrogat 1 milion €, keta prap do te vjedhin dhe zvasin sepse keta s’kane ndjenja njerezore, keta jane kafshe.
      Cfare i ben keto krijesa te ndyra, te vecante nga profesionet e tjera xhanem, qe i quani me hipokrizi “humane”, “heronje”, cfare bejne ekstra keta?!

  2. Partija jone Heroinike ate detirë ka – te zbuloje grupe armiqesore qe sinojne te helmojne Udheheqjen!
    Sitë katër, shokë!

  3. Dmth mjeku kardiolog u persekutua se ishte kunder qeverise?

    Qeveria e shpalli armik dhe i futi gjys milion euro ne zyre dhe te shpija. Dhe pastaj e arrestoi. Kur te vi PD ne pushtet do e shpalli hero te demokracise.

    1. E futen ne burg se nuk kishte mbeshtetje politike si keta te tjeret qe kan hapur klinika private covidi dhe do behen deputete e drejtora.

  4. Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleat me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave.

    Shpresoj që më 25 prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëjë më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.Ja shikoni keta shpellkare qe po qihen me njeri tjetrin duke pare fotot e salihut lulzimes e metes,vazhdoni qihuni o shpellkare të cecenit salih,kur të shkoni ne shtepi shikoni ruspiet qe keni ne shtepi

  5. Rama e futi në liste për deputete për të qartësuar të gjithë naivët që nuk dinë ndryshimin midis një komiteti ekspertësh dhe një komiteti partie!

  6. Ky i paemeri i ores 19 39 se shpejti shpall kandidaturen per deputet ,eshte propozuar nga brigata e sufllaqexhinjeve per fyellin qe i bie ne nje vrime. Prezamtimin do tja beje vet ish sekretari i organizates se partise se kooperatives per kontributin e c’quar qe ke dhene ne ngrenjen e sufllaqeve dhe per gojore qe i ben Sales.

  7. Kejo deputete se di kush do e votoi ata qe u shtruan e doln me arkivol besoi se te prasmit kur ta shohin kete fytyr do u therin syt

  8. Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Europian, dy ditët e fundit.

    Vetë Sali Berisha duhet të akuzohet për influencë të pushtetit në një një çështje korruptive, në interes të familjes së vajzës, ndërsa familja e vajzës së tij, përveç falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duhet të përballet me akuzën e pastrimit të parave.

    Nëse SPAK e ka të vështirë të ngrejë akuzën, le të lexojë dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së persidentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend i Bashkimit Europian.Ja shpellkare të salihut do shikoni spakun ku te mbaroje se hetuari dosjen salih-jamarber te kuptoni se kush eshte spaku o dykambere ne nje dere po vij dy dylbere

  9. Kjo TIRJA NAJADA COMO, nga pamja duket se ka dicka qe nuk shkon me te, qe me floket e lyera si hippi, ngjyre ndryshku, nuk ka fare prezence mjekeje, ashtu si ajo TIRJA MIRA RAKACORI, gruaja e drejtorit te Sanatoriumit, te gjithe keta jane miliader.
    Nese ne kete vend, ka lloj-lloj banditesh dhe kusaresh, keto “humanoidet” mjeket-infermieret-sanitaret, jane kusare me bluza te bardha. Keta nuk vene corape ne koke dhe u zene prite hallexhive ne rruge, keta te rrjepin ne spital, ketyre beja rrogat 1 milion €, keta, prap do te vjedhin dhe zvasin sepse keta, s’kane ndjenja njerezore, keta jane kafshe.
    Cfare i ben keto krijesa te ndyra, te vecante nga profesionet e tjera xhanem, qe i quani me hipokrizi “humane”, “heronje”, cfare bejne ekstra keta derra te pangishem?!

  10. Nje mjek qe paguhet me leket e shtetit nuk duhet kurre ti kerkoje pacientit para nje mjek i ndershem duhet ta beje trajtimin mjekesor njelloj si per ata qe kane para si ata qe nuk kane mjeku ka per detyre ti sherbeje pacientit me perkushtim dhe te mbaje pergjeqesi

  11. Këto doktoresha nuk është që nuk ishin të atashuara në Ps.Pastaj kjo Çomoja duket dhe nga flokët!!!Të kuqe.E kuqe brënda në shpirt dhe të kuqe jashtë.Kështu që nuk është për tu habitur.Tani që po konkurojnë për deputete kujtojnë se do mbrohen nga pislliqet e dështimet gjatë pandemisë.Përsa i përket mjekëve të sulmuar nga Rama,e ka në trashigimëni luftën e klasave nga etërit e tij.

    1. Heu koja nonen, shqipe.
      Po pse bre shani nji intelektuale, bre. A po i doni tan deputetet Tom Dosha? Apo i doni Saluanja. Mos po i kerkoni Mesila Doda apo Albana Voksha?
      Ju edhe Smail Kadare me kandidu per PS, tesh po e leni me barr.
      O koja nonen shqipe, kur lexo budalla krejt si NAMUTI…

  12. U shperblye edhe kjo -kurva plake-nga njeriu me kartele per agjitacionin dhe propoganden pro qeverise te ”lavdishme”-duke ndeshkluar mjeket e tjere qe denanconin gjendjen ne spitalin e -kovidit-.Kesaj kurves plake i doli dhe nje yckel tjeter .I kishte marre nje gruaje nje milion lek te vjeter per bashkshortin qe ishte me kovid duke e ditur qe ai nuk mund ta perballonte dot ,ai nderroi jete .Kusaret behen deputete ne partine e -ridhjerjes-.

  13. Mire beri qe e mori ne gjirin e partise dhe mund te kthehet frymemarrja ne spitalin qe mbante peng. Kush nuk e kishte mendjen te ndare per cilen parti te votonte E ka te qarte tashme..vote kunder kesaj kukulles 70 vjecareMos qofte mjeku si kjo …ortaku i vdekjeve te deklaruara e te fshehura..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *