• |
ide | kryesore

I mori para përmes kërcënimeve një gruaje, arrestohet në Vlorë 24-vjeçari nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka ndaluar një 24-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Sipas uniformave blu, ndalimi i të riut është bërë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

“Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *