• |
ide | kryesore

Kërcënonte vlonjaten për para, bie në pranga të policisë 24-vjeçari nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Një vajzë nga Vlora është kërcënuar vazhdimisht në periudha të ndryshme kohore nga një 24-vjeçar nga Tirana. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu kërcënte vajzën nga Vlora për dhënie të pasurisë, ndërsa ka arritur t’i marrë një sasi parash.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *