• |
ide | kryesore

Klopp i tërbuar me rregullat e Anglisë dhe pauzën e kombëtareve: “Karantinë në kthim, nuk mund t’ia lejojmë vetes”

-Instant, Sport



Jurgen Klopp nuk është nga ata që luajnë me fjalët e, edhe për puuzën e ardhshme për impenjimet e kombëtares (e planifikuar nga 22 deri më 30 mars) menaxheri i Liverpool është shprehur shumë qartë: “Unë i kuptoj nevojat e Federatave të ndryshme kombëtare – tha gjermani në prag të ndeshjes kundër Chelsea – por kjo është një periudhë në të cilën nuk mund t’i bëjmë të gjithë të lumtur dhe duhet të marrim parasysh që lojtarët paguhen nga klubet. Kështu që vetë klubet duhet të jenë përparësia “.

Përtej rreziqeve shëndetësore që mund të sjellin udhëtimet ndërkontinentale në këtë kohë, Klopp është shprehur i shqetësuar nga legjislacioni aktual i Mbretërisë së Bashkuar, që imponon një karantinë të detyrueshme 10-ditore në një ‘Covid Hotel’ për të gjithë ata që kthehen nga vendet e listës së zezë. Problemi, në rastin e Reds, lidhet me brazilianët Alisson, Fabinho dhe Firmino dhe portugezin Diogo Jota. Megjithëse FIFA e ka bërë të qartë se lojtarët e ekipit kombëtar duhet të përjashtohen nga detyrime të ngjashme, duke marrë parasysh edhe sasinë e testeve të cilave iu nënshtrohen rregullisht, jo të gjithë autoritetet lokale shëndetësore bien dakord dhe rreziku i vërtetë është që trajneri gjerman, ashtu si kolegët e tij të tjerë, ta gjejnë veten pa disa elementë themelorë të skuadrës për dy ose tre ndeshje pas pushimit.

Menaxheri i Liverpool ka lënë të kuptohet se, nëse kjo do të ishte situata, ai mund të kundërshtonte largimin e ekipit të tij për në grumbullimet e ekipeve përkatëse kombëtare: “Të gjitha klubet kanë të njëjtin problem dhe nuk mund t’i lejojnë lojtarët të nisen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne nuk mund t’i lëmë të shkojnë dhe pastaj të gjendemi në një situatë ku ata duhet të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë: thjesht nuk është e mundur. ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *