• |
ide | kryesore

“Matthaus tek Bayern? As si kopshtar”. Pas 20 vitesh vjen hakmarrja e Lothar

-Instant, F1, Sport



Ironia, edhe pse e vonuar. Lothar Matthäus e kreu hakmarrjen e tij. Bënë habi, jo vetëm në Gjermani, disa deklarata nga Uli Hoeness, presidenti i Bayern Mynihut në atë kohë, i cili në 2002 iu përgjigj kështu disa kritikave, për mendimin e tij shumë të ashpra, që Matthäus kishte ngritur ndaj klubit: “Deri kur unë e Rumennigge të kemi fuqi vendimmarrëse, Lothar nuk do të jetë as një kopshtar stadiumi tek ne”. Një deklaratë jo e parëndësishme nëse konsiderohet se bëhej kundër lojtarit që ka më shumë paraqitje me Gjermaninë (150) dhe 408 me Bayern (me 100 gola të shënuar). Sidoqoftë, pas pothuajse 20 vjetësh, Matthäus ka pozuar ndërsa priste barin e Allianz Arena.

Ajo e Lotar nuk është një sjigjetim, por vetëm një përgjigje ironike. Aq sa fotoja e tij në versionin kopshtar u botua në kopertinën e revistës zyrtare të Bayern Munich, e cila gjithashtu përmban edhe një intervistë me të: “Nga të gjitha grindjet me drejtuesit e Bayern, ajo deklaratë e Hoeness më goditi më shumë – shpjegoi Matthäus -. Gjatë viteve, megjithatë, ne i kemi shkruar njëri-tjetrit disa herë, ne të dy jemi njerëz me zemër, kështu që shpejt arritëm pajtimin. Të dy qeshim me atë deklaratë. Uli më ka thënë se i ka ardhur keq për atë deklaratë, atij të parit, që ditën pasi ai e tha.”

Hoeness nuk është më presidenti i Bayern (Herbert Hainer e zëvendëson atë), megjithëse ai është ende anëtar i bordit. Sidoqoftë, ai nuk e humbi fuqinë brenda klubit, aq sa para se të largohej nga Manchester City për të shkuar në Bavari Leroy Sané vendosi të shkonte në shtëpinë e Hoeness për të biseduar me të. Nga ana tjetër, Rummenigge është ende CEO i klubit. Me pak fjalë, të dy arritën të linin mënjanë keqkuptimet me Matthäus, duke e lejuar atë të punonte në Allianz Arena. Të paktën si kopshtar. Me atë ironi, megjithëse të vonuar, që ndihmon në zhdukjen e çdo keqkuptimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *