• |
ide | kryesore

Meta thirrje SPAK-ut: Me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk tremben ata që duan të vënë dorë mbi zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Gjatë takimit online me shoqërinë civile, Meta i drejtua SPAK-ut, duke thënë se me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk tremben ata që kanë ndërmend të vënë dorë mbi procesin zgjedhor të 25 prillit.

Meta mesazh krerëve të partive: Mos intimidoni votuesit 

“Çështja e zgjedhjeve është tashmë një çështje e të gjithë shoqërisë, sepse prej saj varet edhe integrimi i Shqipërisë. Vota duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e shenjtë dhe e barabartë. Ne do t’i mbështesim të gjitha institucionet të bëjnë detyrën në këtë drejtim, përfshi edhe SPAK-un. Por me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi procesin zgjedhor”, tha Kreu i Shtetit.

Më tej, Meta iu drejtua me një mesazh dhe qytetarëve, teksa tha se “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të votojnë në listën e kandidatëve për deputet, personat më me vlera qytetare, më me integritet dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit, që ata besojnë, për t’ju dhënë një mesazh në këtë mënyrë edhe kryetarëve të forcave politike”.



4 Comments

  1. te drejt ke o Like floriri. po nuk te futen ty dhe ata su ty ne burg, veshtir ti besojn SPAK-ut shqiptaret.

  2. Shume sakte e ke thene o Ilir bythkokla!
    SPAK duhet te meret me peshq te medhej duke filluar qe nga dimensioni tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *