• |
ide | kryesore

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

-Instant, Lajme, Të fundit

Mjeku i njohur Tritan Kalo prej ditës së sotme nuk do të jetë më pjesë e Komitetit të Ekspertëve për Covid-19. Duke iu referuar kritikave të shumta që janë bërë mbi Komitetin, Kalo shprehet se shumë prej tyre u janë premtuar projekte dhe poste, në rast se ndryshon qeveria në 25 Prill.


Kalo shprehet se vendin e lënë bosh prej tij në Komitet mund ta marrë secili prej këtyre kritikëve, ndërsa thotë se dhe njëherë tjetër politika ia doli që të përçajë mjekët. Mjeku i njohur i infektivit thotë se ai vazhdimisht ka theksuar se Komiteti ka pasur rol këshillimor, dhe jo vendimmarrës, ashtu siç preferon që ta bëjë të duket qeveria, kur do të heqë përgjegjësinë nga vetja e saj.


5 Comments

  1. Patjetër sepse ky donte mbylljen që ti bënte fresk opozitës ndërsa Bratajt dhe Rakacollet se mbyllin se kanë frikë nga Rama që prej zgjedhjeve që janë pas 1 muaji nuk e mbyll Shqipërinë! Zgjohuni o COVIDJOTË shteti i TEKSASIT në SHBA dje u hap totalisht dhe spordhi as për Fauc e as për BIDE, atje gjykata supreme e TEKSASIT me Guvernatorin vendosën ti thonë STOP diktaturës sanitare të BIDESË me virusin KINEZ dhe më më fund njerëzit do jetojnë e punojnë normalisht pa karantina, maska, kufizime si në kohën e nazizmit!

  2. Sa ja varte Rama merrte tituj nderi dilte ne intervista ditet e festivalit neper studio gatimi. Tani u be rebel mantelbardhi dhe na can k… me teori. Mjeku hero eshte ai qe hesht dhe punon jo tallava si keta.

  3. Shume konfuz ose i trembur deri ne palce per ta artikukuar qarte arresyen e largimit. Sulmon te gjithe majas e djathtas per tu paraqitur si i barazlarguar. Hiqet sikur ka alergji nga politika, la nje mendim te tijin te pavarur por qe nuk na thote cili eshte ky mendimi i tij.
    Komiteti eshte nje organizim politik perderisa merr vendime qe ndikojne ne jeten e popullit. Kaq naiv eshte ky doktori ne kete moshe? I bie te jete debil ne se nuk e ka kuptuar kete.
    Dhe se fundi, ku eshte ky heroizmi i ketyre “mantelbardheve”, po marin rrogen per nje pune qe nuk po e bejne dot. Te mos flasim per zhvatjet e per paciente qe vdesin korridoreve pa asnje ndihme.
    Je shume vone plako.

  4. Komiteti duhet te ishte teknik. Politik behet kur zbaton urdhrat e qeverise. Te flasesh nga kompjuteri eshte kollaj, pa ik perballu njehere me semundjen. Ky doktori te pakten ka aq ndergjegjje te hiqet menjane. Te tjeret shpresojne te bejne kariere si ai brataj, como etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu