• |
ide | kryesore

Pyetjet të cilave Basha duhet t’u japë përgjigje

-Instant, 2, Arkiva, Ide
11 pyetje për z.Lulzim Basha si pretendent i shpallur për pozicionin me të larte ekzekutiv në ate që ka mbetur nga Republika e dikurshme e lavdishme e Shqiperise :
1. Nëse neser, ose kur të jete data, cila është skema dhe me cilat para do të financosh rindertimin e Teatrit Kombetar?
2. Nëse neser apo kur të trokase dita, cilat do të jene aktet e juaja politike, që do të çojne me siguri matematike në burg, shkaterruesit e Teatrit Kombetar?
3. Nëse neser apo kur të jene të shendjellat, do gdhihesh kryeminister, çdo do të behet me ndertesen nga me të vjetrat të Tiranes, Sarajet, kur dihet që ka nje plan për ta hedhur në toke dhe madje kur dihet që brenda PD e duan të rrezuar këtë pasuri kombetare me shumë se nje eksponent?
4. Nëse neser apo kur të bjere vesa, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me kullen që po perpin perbindshem, në shkelje të çdo normative që dime simbolin 200 vjeçar të Tiranes, Sahatin ; do prishet, apo do ta mbajme këtë turp dhe të partypim këtë kancer në trupin e qytetit dhe mbi simbolin me perfaqesues?
5. Nëse neser apo kur të vijne plakat, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato vila, ndertesa, me ose pa status monument kulture në Tirane e gjithe Shqiperine ; do këtë nje ligj të veçante për to, do këtë ndonje mase urgjente për të mos lejuar degradimin e metejshem, do të këtë ndonje politike për vitalizimin e tyre, apo do t’i leme që t’i perpijne gorillat e ndertimit dhe ato që kane mbetur?
6. Nëse neser, apo kur të agoje dita që të jeni kryeminister, çdo të beni me disa leje ndertimi për kulla, të cilat tashme janë dhene dhe presin të fillojne punimet, si psh., kulla tek ish-ekspozita, kullat të Garda e Republikes, m’u në zemer të parkut të liqenit?
7. Nëse neser apo kur të kendoje gjeli, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo behet me mbi 30 Kulla, nje pjese të ndertuara, të tjera në pritje, të parashikuara për t’u ndertuar ; do të bllokohen, do të hetohen, do të prishen, do të konfiskohen, cili është plani për to?
8. Nëse neser, apo kur të vije vafti, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato 350 leje apo 400 mesatarisht që jepen çdo vit nen ritem industrial në Tirane, do të këtë moratorium të plote apo do të vazhdoje kullufitja e çdo centimetri të lire që ka mbetur në qytet?
9. Nese neser apo kur të kendoje thëlleza, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato 60% të 1400 lejeve të ndertimit që janë dhene për kompani, të cilat nuk i kishin parate për t’i ndertuar këto godina ; a do të hetohen ato nje për nje, apo do të lihen keshtu siç janë si deshmi monumentale të nje Shqiperie që betonizoi jetet tona me respektet meritare që i takojne?
10. Nëse neser, apo kur shkelqeje dielli n’shpat malit, do jeni kryeminister i vendit, çfare do të behet me ata mijra të shperngulur apo në proçes nen distopine e rindertimit, kryesisht në qarkun e Tiranes dhe Durresit – që po shkulen si kohen e reformes agrare, duke marre nje shtepi në kembim të leshimit të tjetersimit të vleres se tokes – do rishqyrtohet proçesi, do kene ze qytetaret, apo do të vazhdoni me të njejten masaker por të prezantuar pak me bute?
11. Nëse neser apo kur të vije sihariqi, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ata 300.000 shqiptare që sot lengojne si qytetare të dores se dyte të paformalizuar në shtepite e tyre, kryesisht në Tirane, por dhe në qytete tjera ; do të formalizohen, do kene dhe ata të drejta si gjithe qytetaret e tjere, apo do të lihen ashtu terur që t’i fshije buldozeri i rradhes?
Nese z.Basha ka ndonje pergjigje bindese, të paekuivoke, jo për mua, por për syte e veshet e publikut, e marr shumë seriozisht idene për ta votuar. Nëse nuk ka pergjigje për këto nyje që na kane mberthyer për fyti, une për vete refuzoj madje dhe ta degjoj, pale pastaj ta besoj.
Nuk janë vetem këto sigurisht në Shqiperi, por këto janë nyje, pergjigjet ndaj të cilave për mua tregojne kristal vullnetin politik të nje subjekti.
Nese nuk flitet për keto, gjithçka është trendeline e propagande..nuk duhet t’u besoni asnje fjale!
E di që do me thoni, mos prit pergjigje, por une nuk kam asnje të drejte që mos t’i jap nje shans si qytetar që të me mbushe mendjen.
E garantoj që këto ngulçe i vuajne me mijera.
Pres me besim.
Marre nga Facebook i autorit Ervin Goci


12 Comments

  1. Keto ne fakt jane pyetje demaskuese per Bashen.

    Basha ne ditet e fundit si kryetar bashkije miratoi kullen te liqeni mbi kolektor.
    Basha qe tradhetoi protesten per rrugen e kombit – ja the Xhosefina se pse.
    Basha qe tradhetoi Astirin sapo mori Benzin.
    Basha qe mori dy vila nga oligarket.
    Basha qe eshte aty sa per numer se fijet i teheqin saliu me Ilirin.

    Pse je lodh me i shkrujt kto rrjeshta mer Ervin?

  2. Shto dhe kete pyetje:

    12. Cfare do besh me gjithe “gazetaret e ERTV dhe punonjesit e PR dhe Medias” ne Bashki, Kryeministri, Ministri dhe organizata te ndryshme shteterore. Te punesuar ne administrate dhe qe paguhen me taksa per ti bere foto Rames dhe Veliajt, per te bere artikuj propagandistike ne portale dhe facebook, per te bere fushata te ndryshme raportimesh ose komentesh negative ose pozitive ne rrjete sociale me adresa fallco.
    Do kete kontroll dhe audit, dhe a do ndjekesh te njejtin model si sekti i propagandes?

  3. @ I paemer 05:40

    O rrot manxhari, keto jane te gjitha pislliqe te Ram rrumpalles dhe zarave te tij. Artikulli me te drjete i kerkon Bashes te jape nje pergjigje, por plehrat qe kane shkaktuar kete katrahure (me qellime fitimi per veten e tyre, kuptohet) jan rrumpalla jot dhe lal ndragheta.
    Ndoshta ty te duket vetja i sofistikuar kur ben pergjegjes Bashen per disa gjera. Basha mund te jete gjithcka, por i semure mendor si rumpalla jot nuk eshte.

  4. Per te gjitha pyetje qe ky miku i ben Bashes une do ti beja vetem nje pytetje: Mendon ti se nje kryetar qeveri e do te ishte me mire se Rrama? Nese nuk je ne gjendje ti pergjigjes kesaj pyetje, dmth se nuk je ti qe pyet, por je zari i atyre qe te kane shkruar pyetjet dhe ti i ben meqe te kane paguar. Pyetjet qe ben ti, llogjikisht nuk mund te kene nje pergjigje te menjehereshme, sepse o pyetes, nuk mund te besh te tilla pyetje te cilat duan kohen dhe momentin per tu pergjigjur. Me ç’ duket ti nuk ke as kapacitetin e as mundesine ti besh. Keto pyetje behen veten kur doçi te mos jete me kryetar qeverie,dhe duke formuar qeveri e re e cila nuk do te thote absulotisht se kryetar do jete Basha, pra Jane pyetje pa kuptim siç jane mendimet e tua.

  5. Per te gjitha pyetje qe ky miku i ben Bashes une do ti beja vetem nje pytetje: Mendon ti se nje kryetar qeveri e do te ishte me mire se Rrama? Nese nuk je ne gjendje ti pergjigjes kesaj pyetje, dmth se nuk je ti qe pyet, por je zari i atyre qe te kane shkruar pyetjet dhe ti i ben meqe te kane paguar. Pyetjet qe ben ti, llogjikisht nuk mund te kene nje pergjigje te menjehereshme, sepse o pyetes, nuk mund te besh te tilla pyetje te cilat duan kohen dhe momentin per tu pergjigjur. Me ç’ duket ti nuk ke as kapacitetin e as mundesine ti besh. Keto pyetje behen veten kur doçi te mos jete me kryetar qeverie,dhe duke formuar qeveri e re e cila nuk do te thote absulotisht se kryetar do jete Basha, pra Jane pyetje pa kuptim siç jane mendimet e tua. Dhe e fundit o teatri per te gjitha pyetje qe i ben opozites do ishte e ndershme pse i beri probleme hajduti keto pyetje. Pra o teatri pyete se pari hajdutin, e pasi te maresh pergjigjen prej tije, pyet Bashen se ç’do beje. Eshte me e ndershme ,apo jo?…….Por nderi eshte nje nocion i harruar per ju, prej kohesh.E ne fund, je nje vegel o thiatri

  6. c’pyetje te pergjigjet derziu e puneziu Basha? Ai eshte nje cope idiot qe nuk e ka shokun dhe e terheq per hunde krimineli Sali Berishovic katunari

  7. 11 pyetje qe shume mire mund te ishin permbledhur ne nje. Cfare do besh ti Basha per te rregulluar mutin qe beri Rama. Te gjitha pyetjet fillojne me ironi dhe te gjitha jane per infrastrukuren. Je djale me shkolle dhe i kulturuar mos i shtro pyetjet si te kafja lagjes dhe Luli po erdhi nuk vjen me shkop magjik ne dore. Cfare mund ti beje Luli kullave nga 30 dhe 40 kate sipas teje ti shkaterroj me dinamit.Teatri po ben vitin qe u prish dhe aty skane filluar akoma punimet kurse ty te ngeli letra ne dore *Une jam teatri*.

    1. pyte tetmotren se ta thote ajo , po nuk tu pergjigj nga turpi pyet tetom ajo nuk çan bythe dhe ta thote o rrabe kurvekuqe

  8. Nuk i vë faj këtij Gocit për këto pyetje idiote se çfarë do të bësh ti Basha kur ne nuk do të votojmë për ty si kryeministër.
    Edhe kjo është një strategji e propogandës komuniste.
    Është njëlloj sikur ti thuash të gjithë shqiptarëve që urrejnë diktaturën enveriste që masakroi një popull të tërë për 47 vite, se a do ti ngjallni ju mijrat e njerëzve të pushkatuar, a do të rikthenit ju edhe njëherë jetën e miliona shqiptarëve që të nisnin jetën e skllavëruar nga e para.
    Është mendësia komuniste që prodhoi “njeriun e ri” trushpëlarë, që liderin e një shteti e konsideron si Zoti mbi tokë që mund të zhbëjë gjithshka, si mbinjeriun që përmbys malet e i bën fusha.
    Jo more Gocë jo.
    Basha nuk është mbinjeri që ti kërkosh të zhbëjë mbrenda një dite, në 26 prill, të gjtha mender me thënë bëmat e Ramës.
    Nëse e ke dëgjuar në deklarimet publike, në një farë mënyre ai ju ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve idote që shtron ti, ama ka shtuar se unë nuk do të mashtroj e do të bëj ato që janë të mundëshmet.
    E me këtë ai ta ka dhënë edhe ty përgjigjen se trurit tënd nuk ka se çfarë ti bëjë.
    Duke lexuar “11 pyetjet tënde” , seç mu kujtua historia e një të marri të cilit i ishte mbushur mëndja se është kokër misri, e po të dilte jashtë, do ta hanin pulat.
    Ndejti për një kohë të gjatë në një spital psiqiatrik, e kur mjekët menduan se u shërua, i thanë që mund të dalësh nga spitali se ti nuk je më kokër misri.
    “Edhe unë e dij tani që nuk jam kokër misri, – tha i gjori e shtoi :
    Po a e dinë pulat që unë nuk jam kokër misri” ?

  9. Me tha jot moter se sa u ndava me te o i paemer 1208 qe ben trimin o te qifsha rracen e keqe. Pyetja ishte ironike po kur ske tru ta kuptosh eshte me mire te heshtesh dhe mos ti japesh gojes se nje zot e di sec mund te hyje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu