• |
ide | kryesore

Përse po sulmohet sërish Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian është gjithmonë nën lupën e fansave dhe çdo gjë që ajo poston në rrjete sociale kalon së pari në analizën e tyre. Për këtë arsye Kim sulmohet shpesh dhe së fundmi ajo është përballur me një lum kritikash.
Ylli i televizionit ka zbuluar se familjes së saj i është shtuar një pjesëtar i ri, një hardhucë, që vajza e saj e madhe, North, duket se më shumë po e mban si një kukull. Kim ka treguar se ato kanë qepur rroba posaçërisht për hardhucën, të cilat ja kanë veshur. Ajo ka publikuar disa foto, në të cilat North shihet duke mbajtur zvarranikun në dorë me rrobat e tij veshur.

Mirëpo menjëherë pas publikimit të fotove, Kim Kardashian ka marrë qindra komente kritikuese, duke i kujtuar se zvarranikët marrin frymë përmes lëkurës së tyre dhe nuk mund të mbajnë veshur rroba.
“Ato krijesa janë ekzotermike dhe temperatura e trupit të tyre varet sipas ambientit. Nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë me ato rroba. Të lutem të të vijë keq për atë kafshë”, i shkruan dikush Kim-it.
“Mjaft e veshët, ata marrin frymë përmes lëkurës së tyre”, i shkruan një komentues tjetër.
“Kafsha e gjorë”, kanë shkruar të tjerë, teksa i kanë bërë thirrje yllit të “KUWTK”, që të mos e përdorin atë si lodër dhe të jenë më të kujdesshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *