• |
ide | kryesore

‘Rebelde’ rikthehet në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Telenovela e famshme meksikane, me adoleshentët më të famshëm mbajti mbërthyer gjithë të rinjtë për plot 440 episode gjatë viteve 2004-2006.

“Rebelde” u luaj në kolegjin luksoz “Elite Way School” ku protagonistët kryesorë, Roberta, Mia, Lupita, Miguel, Giovani dhe Diego kishin një pasion të përbashkët, muzikën. Ata ia dalin të krijojnë bandën muzikore “RBD” pas shumë përpjekjesh

Ka qenë vetë Netflix që ka konfirmuar rikthimin e të rinjve në Elite Way School, por në 2021-in, ata i përkasin një tjetër gjenerate. Gjithçka do të ndodhë nëpër korridoret e shkollës së famshme. Janë po ata të rinj të talentuar që punojnë çdo ditë për të argëtuar miliona të rinj. Përsa i përket kastit, është zëvendësuar thuajse i gjithi me aktorë të rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *