• |
ide | kryesore

Rezoluta e PE për Shqipërinë, Meta: S’ka negociata pa zgjedhje të lira e të ndershme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet projekt-rezolutën e sotme të Këshillit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë. Kreu i shtetit falenderon dy grupet kryesore parlamentare për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.


“Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!“, shkruan Meta. Në fund të reagimit, Meta lëshon edhe një paralajmërim sa i përket zgjedhjeve duke u shprehur se, vota e 25 Prillit do mbrohet me çdo kusht nga shqiptarët dhe nuk do të kursehet ndaj askujt që prek vullnetin plebishitar.


 

Ilir Meta

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.  Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

4 Comments

  1. Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleat me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave.

    Shpresoj që më 25 prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëjë më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu