• |
ide | kryesore

“Rindërtimi, skemë abuzimi”, Basha: Me mua s’ka premtime, por plane

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime këtë të enjte me biznese dhe qytetarë në Kombinat. Gjatë takimit kryedemokrati ka akuzuar qeverinë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

“Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë. U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme”, tha Basha.

Basha tha se qeveria Rama asnjëherë si ka mbajtur premtimet, ndërsa ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh që prej dy vitesh është punuar me ekspertët më të mirë për ti realizuar pas 25 prillit.

 



2 Comments

  1. ”’ Me mua s’ka premtime, por plane ”’

    Po ‘Plani’ ne vetvete eshte nje lloj premtimi. E rendesishme eshte qe nga plani te behet veper. Plane mund te bejme me qindra e mijra .. por rendesi ka sa realizohen , sa kthehen en vepra. Nese behesh K.M , dhe ben vetem PLANE , por asnje VEPER , do te te zene me gure femijet e fshatit ooooo budallai Lulush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *