• |
ide | kryesore

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimeve në Kosovë, Vetëvendosja fiton me rreth 50% të votave

-Instant, Lajme, Të fundit



Bëhen publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Me 438 mijë e 334 vota, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve, ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Menjëherë pas Lëvizjes Vetëvendosje, e dyta në radhë për numrin e votave, u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota. Si parti e tretë, në këtë renditje përfundoi Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, u shpreh Daka.



1 Comment

  1. Por në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House “Vendet në Tranizicion” të vitit 2018, një përmbledhje të së cilit e përgatiti në atë kohë “VOA”, thuhej se arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” .

    Një akuzë tepër e rëndë kjo e bërë nga një organizatë e cilësuar herë pas here dhe nga vetë Ilir Meta, si më prestixhioze në arenën ndërkombëtare. E teksa paraqet vështirësitë e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe ngjitjes së njerëzve më të korruptuar në vend në krye të shtetit, “Freedon House” përmend me emër dhe mbiemër pikërisht Ilir Metën si pengesën më të madhe të reformës në drejtësi. Akuzë që vijon dhe sot e kësaj dite ndaj tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *