• |
ide | kryesore

Shtyhet për në 11 mars seanca në KLGJ për gjyqtaren, Enkeleida Hoxha

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca në KLGJ për gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha është shtyrë sërish këtë të enjte. Në fjalën e saj para trupës gjykuese ajo ka theksuar se kërkon kohë që të përgatisë parashtrimin e saj në lidhje me këtë procedim disiplinor. Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani  u shpreh se nuk shihte arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në çdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij.

Por, ai sqaroi më tej se duke u nisur nga pozicioni i gjyqtares do të tregohet mirëkuptues ndaj kërkesës së saj duke aprovuar shtyrjen e seancës.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 11 mars ora 10.00. Ditën e sotme, Hoxha mbërriti në ambientet e KLGJ-së me pranga në duar, e shoqëruar nga efektivë policie. Aktualisht ajo është e pezulluar nga detyra.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *