• |
ide | kryesore

Tërmeti me magnitudë 5.9 i Greqisë alarmon jugun e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi Larisën në Greqi mbrëmjen e së enjtes është ndjerë në të gjithë juglindjen e vendit tonë. Raportime për lëkundjet ka nga qytetet e Korçës, Pogradecit, Devolli, Ersekës dhe rethinave.

Deri tani autoritetet lokale nuk raportojnë dëme materiale, ndërkohë që banorët janë tmerruar nga frika, e si pasojë kanë dalë jashtë. Edhe pse temperaturat janë të ulëta dhe ora policore ka hyrë në fuqi sërish banorët qëndrojnë jashtë. Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes, Tiranës, Fierit dhe Lezhës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *