• |
ide | kryesore

U konsiderua një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

-Instant, Lajme, Planet



Një raketë e kompanisë SpaceX shpërtheu rreth 10 minuta pasi u ul në sipërfaqen e tokës, edhe pse arriti të ngjitej gati në 10 kilometra lartësi në fluturimin e parë testues. Teknikët dyshojnë se një rrjedhje gazi ishte arsyeja e shpërthimit të raketës Starship. CEO i kompanisë, Elon Musk, e quajtur testin një sukses, pasi rakete SN10 u ul pa probleme, ndryshe nga prototipat e mëparshëm, SN8 dhe SN9.

SpaceX thotë se ka në plan t’i përdorë raketat Starship për disa qëllime, mes të cilave edhe mundësimi i udhëtimit nga një qytet në tjetrin me shpejtësi ekstreme dhe më vonë, dërgimin e njeriut të parë në mars. Për këtë projekt, Elon Musk, ka thënë se synon ta realizojë edhe më parë se NASA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *