• |
ide | kryesore

Video/ Sanchez shtrin përtokë Parmën: arrati e Inter, +6 nga Milan

-Instant, F1, Sport, Video



Një ndeshje e komplikuar, por që në fund i jep Interit tre pikë “arratie” nën shenjën e Sanchez, vendimtar në Tardini me një dygolësh kundër një Parma, që mbetet atje poshtë me 15 pikë, -5 nga Torino e treta nga fundi dhe -6 nga Cagliari, për momentin skuadra e parë e shpëtuar. I kotë 1-2 i Hernani në minutën e 71, kështu që Conte mund të fluturojë me 59 pikë në renditje, duke e lënë Milanin me 53: kampionat i mbaruar? Sigurisht që jo, megjithatë zikaltrit dërgojnë një sinjal të fortë rivalëve dhe mund të kthehen në Appiano Gentile me një buzëqeshje të madhe (dhe pa skualifikime në funksion të së hënës, kur Atalanta do të arrijë në Meazza).

Fillimi është zikaltër, e sinjali i parë arrin në minutën e 2 me Lukakun, që shërbeu Hakimin brenda zonës, por Sepe arriti të devijojë. Zotërimi i topit i përket Interit, por në minutën e 15 është Parma që ka shansin e parë të vërtetë të ndeshjes: krosim nga Hernani, e goditje e Kurtic që evitohet nga bashkatdhetari Handanovic. Duhen 15 minuta të tjera për përpjekjen e parë të lojtarëve të Contes, me Eriksen që shpenzoi një mundëi të mirë. Interi mori ritëm, loja u bë intensive dhe fillimisht Skriniar e pastaj Perisic shkuan afër avantazhit. Interi insiston e në minutën e 38 është radha e Lukakut: Brozovic shërbeu për belgun, por e djathta e tij nuk krijoi probleme të veçanta për Sepe.

Conte nuk ndryshon, madje as në sulm dhe ka të drejtë, sepse në minutën e 55 Sanchez mposhti Sepe me të majtën (jo e pakapshme): Inter në avantazh dhe loja ndryshoi. Parma nuk reagon, madje rrezikoi edhe 0-2 me Perisiv që goditi lart nga një pozicion i shkëlqyer. Dyfishimi është në ajër dhe, mbërriti në të 62′: përsëri me Niño Maravilla, i cili finalizoi një veprim brilant të Lukakut, që mori me vete gjysmën e Parmës dhe shërbeu për kilianin përballë portierit. Ndeshja u rihap, por kaq nuk ishte e mjaftueshme që ti mohohet fitorja Contes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *