• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani, kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Si subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar me 49.95 % të votave, që korrespondojnë me 58 mandate.  Vjosa Osmani nga ana tjetër është kandidatja me numrin më të lartë të votave, 300.788 qytetarë i kanë besuar asaj me votën e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë subjekti i dytë më i votuar me 16.9% (148.296 vota), e pasuar nga LDK-ja me 12.64 % (119.978 vota) dhe AAK-ja me 7.07% (62.111 vota).

Partitë e tjera shqiptare, përfshirë edhe Nismën nuk kanë kaluar pragun.

Si rezultat i votimit të qytetarëve kosovarë, VV-ja do të përfaqësohet nga 58 deputetë në legjislaturën e re, PDK-ja 19, LDK-ja 15 dhe AAK-ja nga 8 deputetë.



2 Comments

  1. E pra nëse Vjoda Osmani ka dalë me numurin më të madh të votave në këtë zgjedhje, kjo do të thotë se nuk është Albin Kurti fitues i zgjedhjeve, po ajo.
    Nëse LDK që tani po bën zgjedhje për kryetarin e saj të ri, nuk do të kish bërë gabimin që ta largonte Osmanin, por ta kishte zgjedhur ate si lideren e re të kësaj partie, atëhere nuk do të kishte këto rezultate.

  2. Ahhhhhhhhh …….. sikur te kishim nja pese Vjosa Osmani dhe nje pese Albin kurti . Do ishim zvicra e ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *