• |
ide | kryesore

Adele zyrtarisht e divorcuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki.Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.Ata përgatitën letrat e divorcit të cilat vetëm tani janë firmosur, ndaj Adele mund ta quajmë zyrtarisht single!

Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adele që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj. Çifti është prind i një djali 8-vjeçar, Angelo, e ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tij.Lart e poshtë po flitet se Adele ka nisur një lidhje të re.Këngëtarja është parë shpesh në shoqërinë e producentit të njohur amerikan, Jonathan Hey.Thuhet se dyshja është takuar në një studio muzikore në New York. Mediat e huaja shkruajnë se Adele dhe Jonathan po kalojnë shumë kohë së bashku, mirëpo ende nuk kemi asnjë konfirmim nga këngëtarja dhe 46-vjeçari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *