• |
ide | kryesore

Aksidenti me tre viktima në Tiranë, policia arreston shoferin (Video nga vendngjarja)

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kodër Kasharit. Zija Stefanescu është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese. Ai u dërgua edhe vetë në gjendje të rëndë në spital.

Si pasojë e aksidentit vdiqën 3 pasagjerët në makinë. Mësohet se viktimat janë: Ismail Sulaj 56 vjeç, Belul Sulaj 53 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *