• |
ide | kryesore

Aksidentohet ambulanca me një të sëmurë, del jashtë rruge

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Devoll në kryqëzimin e fshatit Tren.

Mësohet se në aksident është përfshirë një ambulancë dhe një mjet tip Benz.

Brenda ambulancës ka qenë një i sëmurë që po transportohej në spital. Prej aksidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

I sëmuri është dërguar me një ambulancë tjetër në spital.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *