• |
ide | kryesore

Basha takim me qytetarët: Do t’ju kthej shtetin, premtoj normalitet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka  zhvilluar këtë të premte takime me qytetarët në njësinë nr.9 të Tiranës , ku u ka prezantuar programin e PD në zgjedhjet e 25 prillit.Basha në këto takime tha ndër të tjera:

“Mrekulli nuk ju premtoj,por normalitet. Do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni”.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit dhe foli për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë. Ai tha se do të vendosin fashën mbrojtëse për energjinë, ku çmimi sipas tij do të ulet për 300 kë/h orëshin e parë.



4 Comments

  1. SI ? Apo do heqesh keta injorant qe jane dhe do ti zevendesosh me te tute?
    Te zbatohet statusi i nenpunesit civil ne menyre qe administrata te mos luaj me sa here ndryshojne pushtetet.

  2. ‘ DO TJU KTHEJME SHTETIN’ ????

    Pse kemi patur shtet ne me perpara ? Cilin shtet do na kthesh ? Ate te Saliut ?
    Nuk thote loqja qe do bejme shtet, por thote do ju kthejme shtetin. Pra, do na sjellesh prap ate m_t qe kishim ?
    Ky person ka shume probleme me komunikimin me elektoratin . Os nuk di mire kuptimin e fjaleve ne shqip , ose eshte thjesht i TRASHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *