• |
ide | kryesore

EMRAT/ Kush janë 3 personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kodër-Kashar, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, në Kodër-Kashar. Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese dhe për pasojë tre pasagjerë kanë humbur jetën në vend.  Mësohet se viktimat janë: Ismail Sula, Lulëzim Sula dhe Dashamir Dema, të cilët kanë humbur jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit një 27-vjeçar i identifikuar si Zija Murati, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, dhe po mbahet nën kujdesin intesiv të mjekëve. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *