Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega ka shkruan në “Twitter” se duhet korrigjuar deklarata e Parlamentit Europian për Shqipërinë. deklarata e Parlamentit Europian.
Ai thekson se fillimi i negociatave është i lidhur me përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Europës.
“Në njoftimin për shtyp të PE në raportin e PE #Shqipëri thuhet se ne mbështesim thirrjen e KPGJ-së së parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmend “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Europës. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhornohet, me kërkesën time”, shkruan Lega.
