• |
ide | kryesore

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta në moshë shumë të re arkitektja shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Arkitektja shqiptare, Evis Hasanllari është ndarë nga jeta në moshë tepër të re. Lajmi është dhënë nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë. Shoqata e Arkitektëve shkruan se ndarja nga jeta parakohe e Hasanllarit është një humbje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare. Në reagim thuhet se në 10 vitet e fundit të jetës së saj, Hasanllari  punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë.

Evis Hasanllari përfundoi studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dega Arkitekturë me rezultate të larta, në vitin 2000. Ajo vijoi punën pranë këtij Fakulteti,  si Pedagoge për një periudhë të gjatë kohe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *