• |
ide | kryesore

Koncesioni për Portin e Durrësit, PD padit në SPAK Belinda Ballukun

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit. Sipas PD, kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të riregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. PD thekson gjithashtu se kjo kap shifrën e 30 milionë eurove.

Në padinë është i përfshirë edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”. Sipas PD-së, kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale, njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.



9 Comments

  1. PD. edhe te pjerdhesh do bej padi ne spak.
    E kan me strategji. Qe ne fund te dites kur spak mos te gjej ndonje gje. Ti turren spak si te kapur.

  2. Nuk bën vaki që goca e shokut Beqir të merret me kësi punësh jo jo sbanë vaki të bëjë pis duart pse budallenj jemi tha dikur një kolegu saj ne po vodhëm nuk vjedhim si këta të PD ka punë puna

  3. ”” Sipas PD, kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të riregjistruar në parajsë fiskale ””
    ”” Sipas PD-së, kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale ””

    Sa per sqarim, ligji aktual nuk e ndalon asnje kompani , qofte dhe e regjistruar ne parjasa fiskale, te marri pjese ne tendera dhe koncensione.
    Biles ky eshte dhe premtimi i PDs , qe do bejne nje ligj qe e ndalon kete gje.
    Tani keta bejne kallzim penal per dicka qe nuk eshte prezent ne ligj dhe qe e kane premtuar vete se da fusin si kriter ( kur te vijen nepushtet) .
    Tani kush ka mend e di se si do jete pergjigja e organit te akuzes ndaj ketij kallzimi penal.

    1. Kjo eshte nga ato shashkat qe vlen thjesht per fushate elektorale .
      Eshte e sigurte qe SPAKU do ta shqyrtoje si ceshtje pas zgjedhjeve dhe atehere nuk vlen fare reagimi i SPAKUT per kete ceshtje.
      Zhurma na duhet tani para zgjedhjeve, qe njerez qe nuk e dine ligjin te mendojne se ja PDja po ‘demaskon’ PSn. PDja e kapi me presh ne dore kete Ballukun.
      Kur te dali vendimi i SPAKUT qe duke u pare ligjin aktual , ketu nuk ka veper penale , asnjeri nuk do flasi per kete gje. ( ose do ulerasin RAMA KA KAPUR SPAKUN) .

  4. Aeroporte per te tere:). Po aeroporti i Vores (jo i Vlores)kur do behet se ai i Kukesit qe ishte i bere ketu e 20 vjet por qe nuk ulej asnje avion, u testua dje me ulje “pa prekur pisten”:)) te nje kacatorri 4-vendesh:).

    Ngaqe aeroporti i Kukesit i ndertuar nga EUA qe ne 2000, nuk po e perballonte dot fluskin e fluturimeve dhe ngaqe nuk mund te uleshin avionet Boeing 747 dhe Airbus A380, Rilindja ja futi nje PPP per te zgjeruar aeroportin qe te ulej “pa prekur ne toke” dje kacatorri:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *