• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Kosovë, 564 raste të reja dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatë viktima nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. 564 raste të reja me sëmundjen COVID-19 janë verifikuar.

Në 24 orë janë shëruar edhe 380 pacientë, duke e çuar në 61.394 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, që nga nisja e pandemisë.

Detaje të tjera: 

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 5 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 71.908 raste me COVID-19. 1.634 raste kanë përfunduar me fatalitet. Raste aktive janë 8.880.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Të premten, më 5 mars, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë këtij muaji pritet arritja e kontingjentit të parë të vaksinave prej 33 mijë dozash nga programi COVAX. Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *