• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ndihet revolta e qytetarëve, të rinjve duhet t’u krijohen hapësira

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me banorë të Njësisë nr. 1 në Tiranë. Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se e ndjejnë revoltën e qytetarëve dhe se ka ardhur koha që të krijojnë hapësira dhe t’u japin mundësi të rinjve.


“Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë”, tha Kryemadhi.


“Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.

Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë.

Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive trë votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata.

Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë. Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre. Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë.

Sepse kjo është një strategji që e shikoj unë dhe cila është ajo? Që, vidhe, varfëroje dhe pastaj nënshtroje”, shprehet Kryemadhi.

1 Comment

  1. O KIJE e 21-shit, gruaja e BAFTIAR ALENDES, kur flet per te rinjte, mos e ke fjalen per Kerpicat, Llaret, Pojanat, Mehmetajt, katranjoset ekselent, qe vet ia ke blere “diplomat” tek Kristali, apo tek kurvicat meshkuj/femra krijesa te pavlera si Elona Gurri, voza e m*utit, apo e ke fjalen per obizet qe ke ne shtepi?!
    Nese te dhimbsen rinia atehere thyeje qafen ti sebashku me Baftiarin dhe hapini rrugen te tjereve, se keni 30 vite dhe me te vjeter se ju s’ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu