• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ramës: Letrat në tokë do të hedhin përtokë, nuk ke parë akoma serinë e radhës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se një vendim i qeverisë me kosto 400 milionë për taksat e qytetarëve shqiptarë, është miratuar duke pasur sipas saj ministrat e kabinetit të Ramës kundër.

Gjithashtu  Kryemadhi shkruan: “Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë… Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…”

Më herët kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video një rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”

Në këtë video janë bashkuar momente ku kryetarja e LSI-së ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”, por ndërkohë, shihet se në një letër është vendosur një filxhan kafe, kuptimi i së cilës është edhe shkrimi i bashkangjitur nga kryeministri Edi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Koment i cili ka sjellë edhe reagimin nga Monika Kryemadhi, teksa thotë: “Ato letra në tokë do të hedhin përtokë”.

Reagim i plotë  kryetares së LSI-së , Monika Kryemadhi:

Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë.

Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër.

Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…

Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…



5 Comments

  1. Kjo budallaqja mire ben qe denoncon por puna eshte se i shoqi i saj maksimumi verejtje partie mori mgjse doli gollomesh ne kamera. Po hajt ishalla i bien bolet dashit se politika shqiptare e do nje te shkundur. Imagjino ca i ben lulit kjo po e moren pushtetin. Me nje email per rrugen e kombit ja heq breket, e con prape ne kuzhine.

  2. E-ja eshte Edi jo Erjoni,L-ja eshte Luli jo Lefteri dhe Luli flet me Edin mbrapa kurrizit te kesaj,prandaj edhe I-ja Iliri vjen verdalle neper lagje se e di qe po ja fut E(di) me L(ulin)…

  3. Ai po fshihet nga kryesia, po fshihet nga aleatët, po fshihet nga demokratët.
    Nuk ju shmanget se i ka gënjyer por sepse nuk di çfarë t’ju thotë.
    Listat e deputetve nuk janë në sirtarin e Lulzim Bashës, por të Sali Berishës.
    Lulzimi nuk e ka idenë se cila është lista. Të hënën, në mbrëmje Berisha i jep listat e deputetve Lulzimit dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ.
    Mos e akuzoni kot Lulzim Bashëm besë-prerë, sepse ai ështē thjesht një bythë-dhjerë që as emrin e tij nuk e di në cfarë qyteti do kandidoj.
    Të martën plas bomba e madhe. Gjysma e PD del kundër kryetarit.
    Nëse nga të larguarit janë krijuar 7 PD të reja dhe partia u nda në 7 pjesë, pas shpalljes listave nga vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit priten edhe disa parti të tjera. Demokratët po e kuptojnë se ajo parti e ka mbyllur misionin e saj politik dhe do tretet bashkë me venitjen biologjike të doktor Berishës.

  4. Kjo baxhella ka titullin doktoreshe dhe do behet zevendesja e Lules.
    Plaka ksaj ka pas shit rroba te perdorme te qyteti studenti.
    Me vone i doli nje pasuri e madhe dhe bleu vile ne Lalez, penthouse te blloku, i ka kalamjte me studime ne Angli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *